Mësimdhënia online në nivelin e duhur
Qëllimi i programit:
Ky program trajnimi është ndërtuar dhe dizajnuar posacërisht në bazë të nevojave të mësimdhënësve të shkollave në Kosovë mbi mësimdhënien online. Si i tillë, ky program adreson temat kyçe për ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve me qëllim të përmirësimit të eksperiencave dhe kualitetit të mësimit online.
Objektivat e trajnimit:
Gjatë këtij trajnimi ju do të:

Njiheni me platforma të ndryshme për mësim online.

Krahasoni metodat e mësimdhënies dhe vlerësimit ballë-për-ballë me metodat e mësimit online.

Krijoni materiale audio-vizuele.

Zhvilloni nje kurse online në platformën Moodle(LMS sistemi për menaxhimin e mësimit).
Çfarë rezultatesh priten deri në fund të trajnimit?
Përveq angazhimit dhe punës gjatë sesioneve, nga ju presim që deri në fund të programit të krijoni një njësi/kapitull të plotë mësimore online. Njësi e plotë mësimore konsiderohet atëherë kur përmbanë të gjitha elementet pedagogjike, duke filluar nga planifikimi, metodat e mësimdhënies, e deri tek vlerësimi i nxënësve.
Kohëzgjatja:
1 muaj
Përmbajtja:
Trajnimi “Mësimdhënia Online në Nivelin e Duhur” është akredituar nga MASHTI, përmban 5 Module mbi mësimin online. Modulet janë të ndara sipas tematikës dhe secili modul përmban 3 sesione. Pra trajnimi përmban gjithsej 15 sesione trajnimi, dhe kohëzgjatja e secilit sesion është 120 minuta.
Travel

Hyrje në mësimin online

Metodat e mësimdhënies online

Krijimi i materialeve audio-vizuele

Vlerësimi online

Moodle - Sistemi për menaxhimin e mësimit online
07 Qershor 2022
KCDE - Mëso Online
13 Qershor 2022
KCDE - Mëso Online
20 Qershor 2022
KCDE - Mëso Online
27 Qershor 2022
KCDE - Mëso Online
04 Korrik 2022
KCDE - Mëso Online