Kosova can reinventrevamp transform e-learning to inspire all students.
Në KCDE, besojmë në transformimin e arsimit për t’iu përshtatur nevojave të botës dixhitale të sotme. Misioni ynë është të bëjmë mësimin online të qasshëm, tërheqës dhe efektiv për çdo student në Kosovë. Duke prezantuar zgjidhje inovative dhe mjete dixhitale, po ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për arsimin, një të ardhme që frymëzon kuriozitet, kreativitet dhe sukses në çdo nxënës. Bashkohuni me ne në bërjen e një ndryshimi!
Organizata e parë joqeveritare për barazi dixhitale
15+ Projekte të Suksesshme të Realizuara
98% Kënaqësi
Rreth nesh
Pasion për Transformimin Dixhital
KCDE është një organizatë joqeveritare e krijuar me misionin për të promovuar barazinë dixhitale, për të siguruar zhvillim profesional për mësuesit, si dhe për të advokuar për dixhitalizimin e sektorit të arsimit në vend.
Kjo monografi është shkruar me rastin e 5 vjetorit të themelimit zyrtar të qendrës, dhe përmban një përmbledhje të aktiviteteve, angazhimeve e përceptimeve ndaj “KCDE-së”. Përgjatë gjithë kësaj kohe, KCDE ka organizuar dhe zhvilluar programe të shumta arsimore, trajnime dhe …
Dëshmitë e Studentëve: Rezultate të Vërteta, Komente të Sinqerta
Rrugtimi i studentëve tanë është i mbushur me rritje, mësim dhe sukses. Përmes trajnimeve praktike dhe udhëzimeve të vazhdueshme, ata kanë zhvilluar aftësitë e nevojshme për me pas sukses në botën digjitale të sotme. Ja çka kanë me nda ata për përvojën e tyre me neve.
(4.9/5)
"Fillimisht me vjen mire qe isha pjese e ketij pro-grami te mirefillt, ku pata mundes-ine te avancohem ne shkathesite e mia digjitale, dhe poashtu ato te buta. Ky program ishte nje mundesi shume e mire per mua, t'a kem ne konsiderate fushen digjitale si nje mundesi per pune te dyte, meqenese infermieria eshte profesioni im primar."
Jona Asllani
Studente nga Kohorti i Pare
(5/5)
"Trajnimi ishte shume i dobishem dhe i pasur me informacione te vlefshme. Më pëlqeu mënyra se si u trajtuan shkathtesite digjitale, duke perfshire perdorimin e platformave online dhe mjetet e tjera teknologjike që janë te rëndësishme për tregun e punës së sotëm. Po ashtu, moduli mbi shkathtësite e buta, si komunikimi efektiv dhe puna në ekip, ishte shume i dobishem."