Projekte
Sot, KCDE vepron në tri fusha kryesore: a) hulumtim dhe avokim; b) zhvillim të programeve virtuale; c) trajnim dhe edukim. Kjo pjesë paraqet projektet në mënyrë kronologjike në cilëndo prej këtyre fushave.
Aktualisht jemi duke zhvillu modulet që do të jenë themeli i iniciativës sonë për këtë projekt të ardhshëm. Secili modul po përgatitet me kujdes që me qenë i qëndrueshëm, efektiv dhe në përputhje me misionin tonë. Qëndroni me ne ndërsa ecim drejt lansimit të këtij projekti me ndikim.
Qëllimi i projektit është me bashku studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me studentë nga diaspora, për me bashkëpunu në krijimin e ideve të projekteve dhe transformimin e tyre përmes punës në grup. Fokusi është në fushat si: Arsim, Inovacion, Ndërmarrësi, Integrimi i teknologjisë në arsim, Ekonomi, Barazi Sociale, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Sport, Kulturë, Promovim të mirëqenies fizike dhe mendore, Energji, Mjedis, Zhvillim i Qëndrueshëm, Energji e Ripërtërishme dhe ndikimi i saj në zhvillimin e qëndrueshëm, Hulumtim, Gazetari, Media etj.
Qëllimi kryesor i projektit është me siguru që KREN-i e zbaton në mënyrë efektive transformimin digjital në arsim, për me mbështet mësimin online në Kosovë. Po ashtu synon me zvogëlu hendekun në njohuri për mësimdhënie dhe e-learning, përmes rritjes së vetëdijes dhe efektivitetit të strategjive të mësimit online, si dhe me mbyll hendekun në aftësi përmes përdorimit efikas të veglave digjitale për zhvillim profesional dhe proces mësimor.
Qëllimi i projektit është:
Bursisti i Fulbright-it do të:
Qëllimi kryesor i këtij projekti është me prodhu hulumtim përmes një analize të thellë të kapaciteteve digjitale të shkollave të Prishtinës dhe gatishmërisë së prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve për me kaluar në një proces mësimor më të digjitalizuar.
Qëllimi i këtij kontrakti është bashkëpunimi me Qendrën për Edukim Digjital në Kosovë – Mëso Online, lidhur me promovimin e platformës EduPerformanca, e cila shërben si burim i të dhënave nga nxënësit përmes crowdsourcing-ut, për me kuptu më mirë problemet dhe me avoku për një sistem arsimor më të mirë. Përmes kësaj platforme pilot, nxënësit tashmë do të kenë një vegël digjitale përmes së cilës mund t’i shprehin lirshëm mendimet e tyre rreth lëndëve të caktuara dhe performancës në komunat përkatëse.
Iniciativa “trajnimi i mësimdhënësve për aftësi digjitale” synon me fuqizu mësimdhënësit nga komunitetet e margjinalizuara.
Ose ata që punojnë drejtpërdrejt me nxënës nga komunitetet pakicë në Kosovë, duke i trajnu dhe pajisur me aftësitë e nevojshme për me rritë kapacitetin e tyre profesional, dhe kështu me ndiku drejtpërdrejt te fëmijët që i shërbejnë.
Përmes programit, këta mësimdhënës do të:
Përmirësojnë aftësitë e tyre digjitale për mësim online në një ambient bashkëpunues;
Krijojnë lidhje profesionale duke ndërtu një komunitet për mësimin online;
Përfitojnë nga zhvillimi profesional në mësimdhënien digjitale.
Projekti “Rritja e mundësive për arsim të lartë përmes qasjes së barabartë në mësim online dhe teknologji” ka pasë për qëllim me rritë pjesëmarrjen dhe me zvogëlu numrin e braktisjeve nga arsimi i lartë tek grupet e margjinalizuara, me fokus të veçantë tek vajzat.
Qëllimet specifike të projektit janë:
Brenda këtij projekti kemi përpiluar një punim hulumtues që trajton nevojat ekzistuese të grupeve të margjinalizuara për qasje, pjesëmarrje dhe përfundim të arsimit të lartë, si dhe ndikimin e teknologjisë, me fokus të veçantë në perspektivën gjinore.
Përmes projektit “Integrimi Digjital në Sistemin Arsimor,” KCDE synon me fuqizu agjendën digjitale në Kosovë dhe me promovu zgjidhje të edukimit digjital. Aktiviteti kryesor është avokimi përmes shkrimeve OpeEd mbi edukimin digjital, sesioneve informuese dhe shfaqjeve të filmave.
“Teaching Online at the Right Level” është një program për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, që synon me mbyllë hendekun në njohuri për mësimin online përmes rritjes së vetëdijes dhe efektivitetit të strategjive digjitale, si dhe me zvogëlu hendekun në aftësi përmes përdorimit të duhur të veglave digjitale, si në zhvillim profesional ashtu edhe në procesin mësimor.
Projekti “Vajzat dhe Aftësitë e Shekullit 21” ka për qëllim final krijimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e vajzave të reja.
Projekti përbëhet prej tri komponentëve:
Trajnimi i vajzave të reja në Aftësi Digjitale, Shkathtësi Kritike, Hulumtim dhe Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm;
Hartimi i një hulumtimi mbi “Hendekun Gjinor në Arsimin në Distancë”;
Realizimi i një fushate me video për të rritë vetëdijen për qasje të barabartë në arsim për të gjithë fëmijët.
Projekti “Connect-Ed” (nga fjalët “connect” dhe “ed” – shkurt për “education”) ka pasë për qëllim me mbyllë hendekun digjital tek fëmijët që u kriju gjatë pandemisë COVID-19, në mënyrë që ata të mund të kthehen në shkollim. Kjo u bë përmes mbledhjes, blerjes dhe shpërndarjes së laptopëve dhe pajisjeve tjera për fëmijët në nevojë, veçanërisht për grupet e diskriminuara si vajzat, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët nga pakicat, ata me kushte të vështira ekonomike dhe jetimët. Përmes këtij projekti, KCDE synon gjithashtu me zhvillu një sistem pilot për ndjekjen e të dhënave që identifikon dhe regjistron numrin e fëmijëve në moshë shkollore që kanë mbetë prapa si pasojë e hendekut digjital.