Thirrje për aplikim

Në kuadër të programit Mësimdhënia Online në Nivelin e Duhur i akredituar nga MASHTI është hapur thirrja për aplikim në trajnim i cili implementohet nga Kosova Center for Distance Education.

Kjo thirrje është për të gjithë mësimdhënësve në Kosovë.

Modulet e trajnimit përfshijnë:

 Hyrje në platformat e-learning

 E-didaktika

 Zhvillimi i materialeve audio-vizuale

 Vlerësimi i nxënësve online, dhe

 Përdorimi i Sistemit të Menaxhimit të Mësimit (LSM) për planifikimin dhe mësim virtual/online (Moodle).

Apliko deri me datë 10 Tetor, 2022.

Ky program trajnimi është ndërtuar dhe dizajnuar posaçërisht në bazë të nevojave të
mësimdhënësve të Kosovës mbi mësimdhënien online. Si i tillë,
ky program adreson temat kyçe për ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve me
qëllim të përmirësimit të eksperiencave  të tyre dhe cilësisë së mësimit online. 
Përveq angazhimit dhe punës gjatë sesioneve, nga ju presim që deri në fund të
programit të krijoni një njësi/kapitull të plotë mësimore online. Njësi e plotë mësimore
konsiderohet atëherë kur përmbanë të gjitha elementet pedagogjike, duke filluar nga
planifikimi, metodat e mësimdhënies, e deri tek vlerësimi i nxënësve.
Për më shumë detaje rreth aplikimit, klikoni në linkun në vazhdim.

Për të aplikuar plotësoni formën: http://kcde-ks.org/aplikimi/ 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published.