Lansimi i Sistemit të Gjurmimit “ConnectEd Kosova Tracking System” të Qendrës për Arsim në Distancë (KCDE)

Qendra për Arsim në Distancë (KCDE)  në kuadër të programit Connect-ed Kosova me 18 Shkurt lansoi “Sistemin e Gjurmimit të Connect-ed Kosova”. Sistemi i Gjurmimit është zhvilluar si pjesë e projektit Techstitution 4.0, i cili financohet nga UNICEF Zyra në Kosovë dhe Austrian Development Agency, që implementohet nga Open Data Kosovo, dhe si pjesë e projektit Connect-ed Kosova e mbështetur nga Kosovo Foundation for Open Society.

Connect-ed Kosova Tracking System, u zhvillua me qëllim të zbuloj dallimet në fushën digjitale që ekzistojnë në mesin e fëmijëve shkollor. Eventi bashkoi përfaqësues të arsimit, shoqërisë civile dhe aktorëve të interesit në një dialog me qëllim ndërmarrjen e angazhimeve konkrete që nxisin zbutjen e ndarjes digjitale dhe avancimin e arsimit në Kosovë.

Eventin e hapi dhe moderoi Blerta Thaqi, Drejtoreshe Ekzekutive ne Open Data Kosovo, e cila edhe shpalosi qëllimin e kesaj ngjarje. Ajo fillimisht falenderoi partnerët mbështetës dhe tha se “Open Data Kosovo është munduar të krijojë dicka që do të ketë benefit shoqeria, andaj e kemi krijuar një trekëndesh të përbërë nga teknologjia, institucionet tona publike dhe të rinjët”.

Në këtë event u prononcuan edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.

Murat Sahin, Udhëheqës i Zyrës së UNICEF – it në Kosovë tha se është i lumtur të marrë pjesë me nje lansim të tillë dhe se platforma e sistemit të gjurmimit “ConnectEd Kosova” e KCDE është platformë mahnitëse. Ndër të tjera poashtu ai shprehet si në vijim: “kur isha duke u përgatitur për këtë ngjarje, mendova për fëmijërinë time, kur në ato kohë nuk ishte shumë e lehtë për të blerë një biçikletë. Kështu, një pushim veror kushëriri im solli biçikletën e tij nga jashtë dhe në fund të verës ai ma la biçikletën e tij mua dhe mbaj mend që ishte një nga momentet e mia më të lumtura. Në ditët e sotme të kesh një kompjuter është po aq lumturi për fëmijët, por jot të gjithe e posedojnë një, andaj kjo iniciativë është shumë e mire”. Z. Sahin, shprehu gatishmerinë për të vazhduar përkrajen ndaj programit dhe bënë thirrje që edhe palët nga insitucionet publike dhe të tjera të i bashkohen kauzës.

Sandra Horina, Konsulente & Udhëheqëse e Agjensisë Austriake për Zhvillim në Kosovë gjithashtu tha se “është e lumtur të jete pjesë e lansimit të një platforme interesante të zhvilluar nga të rinjtë. Ka shtuar se fëmijët janë ata që kan vuajtur më shumë nga kriza COVID-19, kështu që ne duhet të qëndrojmë për çdo fëmijë dhe të arrijmë të mos lëmë askënd pas. KCDE është duke e bërë këtë përmes platformës Tracking System ku përveq që po identifikon fëmijët në nevojë, atyre po i’u dhurohet edhe pajisje.”

Me pas Drejtoresha Ekzekutive e Qendres për Arsim në Distancë, Antigona Uka,  prezantoi punën që ekipi i kësaj qendre ndërrmoren, si dhe funksionimin dhe qëllimin e sistemit të gjurnimit “ConnectEd Kosova”. Uka foli për rolin e rëndësishem që shoqeria civile mund të luaj në krijimin e një sistemi mbarëkombëtare të identifikimit të nevojave dhe punës drejt angazhimeve konkrete që nxisin zbutjen e ndarjes digjitale dhe avancimin e arsimit në Kosovë.

Antigona Uka tha se pandemia pamundesoi sistemet arsimore ne gjithe botën të sigurojne vazhdimësi dhe gjithpërfshirje në procesin edukativ për të gjithë. Ajo shtoi se, për shkak të mungesës së qasjes në internet, pajisjeve dhe ndërveprimit të drejtpërdrejtë nxënës-mësues, ishte veçanërisht sfiduese për shumë qeveri që të siguronin vazhdimin e mësimit dhe parandalonin braktisjen e shkollave.

Sipas KCDE, edhe në Kosove u raportuan shumë raste që kishin humbur mësimin kryesisht për shkak të mungesës së aseteve digjitale ose infrastrukturës së internetit. Fëmijët kanë dhe akoma po përjetojnë pasojat e një ndarjeje masive digjitale. Në kundërpërgjigje të kësaj, Qendra per Arsim ne Distance nisi zhvilimin e Connect-ed Kosova Tracking System (Sistemit të Gjurmimit). Me pjesemarrjen e numërt të të interesuarve gjatë lansimit të  sistemit sot, u konfirmua që nevoja e këtij sistemi është e dukshme dhe vazhdimi i tij  edhe për së paku dy vite është i domosdoshem.

Në këtë ngjarje, morën pjesë edhe perfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, të cilët në fjalimin e tyre thanë se iniciativa është jashtëzakonisht e mirë. “Ne si MASH kemi marrë pjesë në një mori prezentime të platformave të ndryshme për të ndihmuar fëmijët që të mos mbesim mbrapa në mësim, mirëpo kjo platformë është dicka e vecant për të cilën ne kemi shumë nevojë, ngase gjatë pandemisë edhe fëmijët por edhe mësimdhënësit janë ballafaquar me shumë probleme dhe se nuk ka qenë e lehtë të bëhët identifikimi i fëmijëve të cilët nuk kanë marrë pjesë në mësim online. Andaj kjo platform do të na shërbej edhe neve shumë.”

Krejt në fund po ashtu u theksua nevoja e pashmengshme e kontributit të sektorit privat në mbylljen e hendekut digjital. Gëzime Hasani, Specialiste e CSR, Kosovo CSR Network Network prezantoi fillimisht qëllimet e organizatës dhe njoftoj se përmes bashkëpunimeve me UNICEF ata kanë dhuruar/kontribuar për fëmijët në mënyra të ndryshme (me pajisje higjienike, pajisje për shkollë etj). Ka shtuar se pandemia COVID-19 përveq që ka ndryshuar jetrat e të gjithëve, ka prekur edhe sistemin arsimor, mirëpo ka qenë një metodë e mirë për të hyrë të botën digjitale dhe se është bërë një trasformim i shpejtë. Më pas ka shprehur se e ardhmja jonë qëndron në duart e të rinjëve dhe se CSR do ta promovojë platformed ConnectEd Kosova (e cila i ka pëlqyr shumë) tek partnerët e tyre për të ndihmuar në këtë kauzë.

Eventi i Lansimit u mbajt online ne te cilen moren pjese përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media.

Leave a Reply

Your email address will not be published.