Anëtarësimi në Digital Learning Collaborative


Qendra Kosovare për Arsim në Distancë është bërë zyrtarisht anëtare e re e Digital Learning Collaborative.

Digital Learning Collaborative ekziston që të plotësoj hendekun e informacionit. DLC është një grup anëtarësie i dedikuar për eksplorimin, prodhimin dhe shpërndarjen e të dhënave, informacionit, lajmeve dhe praktikave më të mira në mësimin dixhital.

Disa nga përfitimet e anëtarësimit në DLC:
Drejtimi i aktiviteteve dhe raportimi i DLC, përmes video – konferencave strategjike në baza mujore, diskutimeve të vazhdueshme me email dhe bisedave me Evergreen dhe studiues të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Si anëtarë të DLC, ne mund të caktojmë temat që eksplorojmë dhe janë në interes tonin, përmes takimeve mujore online dhe diskutimeve individuale.

Aktivitete të përbashkëta duke përfshirë raporte dhe resurse, postime të rregullta në blog, podkaste dhe uebinare, të gjitha të krijuara për të mbështetur fushën e mësimit dixhital K-12.

Mundësi të hershme për të marrë pjesë në komitete, sondazhe dhe kërkime tjera si organizatë.

Si anëtarë premium, ne mund të zgjedhim të marrim pjesë në zhvillimin e resurseve (raporte, faqe në internet, postime në blog, etj.) bazuar në interesin tonë për një temë të caktuar.

Mundësia për të ndihmuar në përcaktimin e strategjisë dhe drejtimit të DLC duke marrë pjesë deri në dy persona në takimet mujore online të Komitetit Ekzekutiv dhe diskutimeve në internet

Duke qenë burim i sigurtë për pyetjet e mediave të marra nga DLC dhe Evergreen Education Group për reporterët, studiuesit dhe gjithë të tjerët që kërkojnë shembuj të rasteve të studimit, praktikave më të mira, këshilla, etj.

Mundësitë prioritare për të qenë në Bordin Këshillues të Konferencës dhe Komitetin e Programit.

Kjo anëtarësi është e mbështetur nga:

Leave a Reply

Your email address will not be published.