Thirrje për aplikim


Në kuadër të programit Mësimdhënia Online në Nivelin e Duhur është hapur thirrja për grupin e tretë të mësimdhënësve për aplikim në trajnim i cili implementohet nga Kosova Center for Distance Education i mbështur nga GIZ.

Kjo thirrje është për të gjithë mësimdhënësit e shkollave të mesme profesionale në Kosovë.

Modulet e trajnimit përfshijnë:

Hyrje në platformat e-learning

E-didaktika

Zhvillimi i materialeve audio-vizuale

Vlerësimi i nxënësve online, dhe

Përdorimi i Sistemit të Menaxhimit të Mësimit (LSM) për planifikimin dhe mësim virtual/online (Moodle).

Apliko deri me datë 31 Maj, 2022.

Në kuadër të programit Mësimdhënia Online në Nivelin e Duhur është hapur thirrja për
grupin e tretë të mësimdhënësve për aplikim në trajnim i cili implementohet nga Kosova
Center for Distance Education i mbështur nga GIZ.

Ky program trajnimi është ndërtuar dhe dizajnuar posaçërisht në bazë të nevojave të
mësimdhënësve të shkollave të mesme në Kosovë mbi mësimdhënien online. Si i tillë,
ky program adreson temat kyçe për ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve me
qëllim të përmirësimit të eksperiencave  të tyre dhe cilësisë së mësimit online. 
Përveq angazhimit dhe punës gjatë sesioneve, nga ju presim që deri në fund të
programit të krijoni një njësi/kapitull të plotë mësimore online. Njësi e plotë mësimore
konsiderohet atëherë kur përmbanë të gjitha elementet pedagogjike, duke filluar nga
planifikimi, metodat e mësimdhënies, e deri tek vlerësimi i nxënësve.
Për më shumë detaje rreth aplikimit, klikoni në linkun në vazhdim.

Për të aplikuar plotësoni formën: http://kcde-ks.org/aplikimi/ 

Ky trajnim realizohet me mbështetje të GIZ Kosovo.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

6 thoughts on “Thirrje për aplikim”

  1. Jam i interesuar qe ta ndjek kete trajnim, si shkas i asaj qe puna apo njohurite e mija te fituara, ti barti tek te tjeret!

Leave a Reply to Shqiponja Abdullahu Cancel reply

Your email address will not be published.